Hoteli i Ferrit, si bëra e në tualetin e hotelit me motrën e së dashurës sime

E dashur psikologe: Kam bërë seks në tualetin e një hoteli me motrën nga babai të së dashurës sime dhe ndihem i zhgënjyer me veten time.

Unë dhe e dashura ime jemi bashkë që prej më shumë se një viti. Unë punoj për një kompani softuerike dhe punësova një djalë nga Franca që të punonte me mua për disa javë.

Ai po qëndronte në një hotel në qytet dhe një të premte me ftoi mua dhe të dashurën time për një pije në barin e hotelin.E dashura ime tha se motra e saj i kish shkruar dhe se ndjehesh e vetmuar këtë javë ndaj u ndje e detyruar ta ftonte të bashkohej me ne për një pije.

Babai i së dashurës sime është martuar me nënë e saj dhe ata shkojnë mirë së bashke por motra e saj nga kjo lidhje e re e babait është paksa agresive në lidhje me meshkujt.

Një herë ajo e provoi haptazi me dhëndrin gjatë një martese të familjarëve tanë.

Gjithsesi ne e pranuam në shoqërisë tonë, dhe si kolegu im ashtu dhe ajo duket sikur po shkonim mirë bashkë.

E dashura ime dhe unë jemi 28 vjeç, ndërsa motra e saj është 26 vjeç.

Unë shkova jashtë për një cigare, ndërsa kolegu im nga Franca porositi pije të tjera. Motra e së dashurës sime erdhi edhe ajo pas meje për të një pirë cigare dhe aty nisëm të bisedonim. Ajo më pyeti nëse po kaloja mirë.

I thashë po dhe ajo më tha : “Sa do të dëshiroja të kisha edhe unë një të dashur si ti.”

U turbullova pak , qesha dhe më pas thashë se kisha nevojë për shkuar në tualet dhe u ktheva në brenda në hollin e hotelit.

Kur dola, ajo ishte ulur atje në divanin në kthesën që të conte në tualet dhe më tha: “A mund të bisedojmë?”

U ula instiktivisht afër saj. Ajo ishte e ndezur e tëra. Më puthi me pasion.

Më pas mori kontrollin mbi mua dhe vazhdoi të më puthte sërish edhe më me pasion dhe më duhet ta pranoj se puthjet saj po më pëlqenin.

Ajo më pas më kapi dorën dhe më çoi tek tualeti i personave me aftësi të kufizuara. Mbylli derën dhe më hoqi pantallonat.

Aty bëmë seks që zgjati për disa sekonda. Nuk mund ta besoj se e bëra këtë. Unë kurrë nuk kam bërë këtë më parë. Unë kurrë nuk kam mashtruar.

Më pas ne u kthyem në tryezën tonë sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Por sot ajo më dërgoi tekst, duke thënë: “Nëse do ta përsërisim performancën tonë më telefono në çdo kohë”.

Unë mendoj se duhet t’i them të dashurës sime.

Ndihem kaq keq për gjithcka.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *