Nëse ju refuzon në shtrat, partneri/ja juaj ka këto arsye…

Ka ditë kur partneri/ja juaj nuk dëshiron të kryeje marrëdhënie seksuale. Dhe kur këto raste bëhen të shpeshta, vlen për tu mësuar shkaku apo shkaqet.

Zbuloni disa nga arsyet pse partneri juaj i shmanget të pasurit marrëdhënie seksuale me ju.Nëse partneri juaj nuk ka dëshirë të kryeje marrëdhënie seksuale ndoshta kjo është për shkak se ju si çift po kalon një kohë të vështirë. Në këtë rast, nuk është faji i askujt, por duhet të përpiqeni të trajtoni problemin që në rrënjë dhe të zgjidhni problemet midis jush. Ndoshta mund t’ju ndihmojë edhe ndonjë specialist për të zgjidhur këto probleme në çift.

Mbajtja e mërisë

Keni pasur një grindje dhe për ju ndoshta tashmë çdo gjë ka kaluar e keni hedhur çdo gjë pas krahëve por me partnerin tuaj nuk ndodh kështu. Ai ndihet ende i lënduar, i mërzitur apo i nevrikosur nga kjo grindje dhe kjo e pengon që ai të ketë një marrëdhënie seksuale me ju.

Ka një problem mekanik

Orgazëm e vështirë, ejakulim i e parakohshëm… Nëse nuk ka ndodhur një herë , por disa herë radhazi, atëherë ai i druhet se ajo gjë mund të ndodhi sërish duke zgjedhur të heqë dorë nga marrëdhënia seksuale. Pra, nuk është se ai nuk ju dëshiron më por ka frikëse mund t’ju zhgënjejë…

Probleme me shëndetin

Kur behet fjalë për një problem që partneri juaj mund të ketë me shëndetin qoftë ky serioz apo i lehtë edhe kjo është një arsye shumë e fortë që partnerit tuaj ti zbehet dëshira seksuale duke qëne se nuk ndihet mirë fizikisht dhe energjitë i mungojnë.

Problem hormonal

Nëse pa ndonjë arsye të dukshme shikoni një zbehje të dëshirës seksuale e cila vazhdon për disa muaj rresht atëherë është e mira të bëni një bilanc hormonal. Për disa meshkuj në një moshë të caktuar mund të kenë rënie të prodhimit të testosteronit një fazë e jetës e cila njihet edhe si andropauzë.

Marrja e medikamenteve

Zbehja e dëshirës seksuale mund të vijë edhe si shkak i përdorimit te disa medikamenteve të caktuara të cilat kanë efekte anësore.

Stresi

Edhe streset e jetës, mbingarkesa e ditëve, fëmijët apo preokupimet e ndryshme mund të shkaktojnë frustime të cilat derivojnë deri në zbehje të dëshirës seksuale.

Lodhja

Edhe lodhja mund të shkaktojë zbehje të dëshirës seksuale te meshkujt. Ndodh që partneri juaj ka kaluar net pa gjumë për arsye se ka punuar për një projekt të rëndësishëm në shkollë, punë etj. dhe ndihet i lodhur? Atëherë kjo është një arsye pse ai nuk ka dëshirë të kryeje marrëdhënie seksuale.

Ka pasione te tjera

Partneri juaj është një sportist dhe është duke u trajnuar për maratonën, ose ka një pasion që heq tërë energjinë e tij. Dëshira ekziston, por e gjithë energjia e saj devijohet dhe kanalizohet drejt pasionit të tij çfarë do qoftë ai.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *