NËSE JENI KURIOZË T’I DINI/ NJË TERAPISTE SE KSl U PËRGJIGJET PUBLIKISHT 3 PYETJEVE MË TË SHPESHTA QË I BËJNË!

Për shkak të mungesës së edukimit gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm seksual, mund të jetë e vështirë të marrësh informacione të dobishme dhe të sakta rreth seksit. Kjo është arsyeja pse puna e terapistëve të seksit si Joy Berkheimer, është kaq e rëndësishme. Ato i plotësojnë këto boshllëqe dhe u ofrojnë klientëve të tyre informacion të përshtatur, të aksesueshëm dhe korrekt për të përmirësuar jetën e tyre seksuale.

Dhe kjo nuk vlen për çifte. Berkheimer thotë se shumica e klientëve të saj janë gra single – dhe këto janë tre pyetjet që ajo merr më së shumti prej tyre.

#1 – Pse nuk përjetoj dot orgazmën?

Sipas Berkheimer, shumë pyetje lidhen me orgazmën. Së pari, pyetja është, ‘pse nuk e përjetoj orgazmën me një person tjetër?’.

Zakonisht, terapistja pyet nëse personi e përjeton orgazmën kur masturbohet. Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet të punohet me pacientin për të kuptuar se çfarë mungon kur pacienti bën seks me dikë.

Arritja e orgazmës mund të jetë e vështirë për një sërë arsyesh dhe Berkheimer thotë se ka edhe njerëz që nuk e kanë përjetuar kurrë orgazëm ose që nuk e pëlqejnë seksin “solo”. Për shkak se ata nuk janë të sigurt se çfarë u pëlqen, nuk janë në gjendje t’ua komunikojnë dëshirat e tyre partnerëve. Kjo e fundit lidhet edhe me “turpin” dhe ndjesinë e parehatisë kur flitet për seksin.

#2 – Pse dua të bëj seks kaq shumë dhe/ose kaq shpesh?

Berkheimer thotë se në përgjithësi njerëzit janë kuriozë se si oreksi i tyre seksual krahasohet me të tjerët dhe se shumë pyetje rrotullohen rreth asaj nëse ata janë të etur në sasinë e duhur apo shumë (natyrisht, nuk ka sasi të duhur apo të saktë).

Në mënyrë të ngjashme me këtë, njerëzit pyesin nëse kanë një varësi ndaj seksit, sepse duan të bëjnë seks kaq shumë apo kaq shpesh.

Berkheimer thotë se ajo heziton të etiketojë dëshirën e dikujt për seks si një varësi, nëse nuk plotëson kritere shumë specifike; ajo shpjegon se seksologë dhe terapistë të ndryshëm përdorin korniza të ndryshme për të identifikuar varësinë ndaj seksit.

“Nëse po ju pengon të bëni gjëra normale në jetën tuaj, atëherë është problem”, thotë ajo. “Një varësi është një mosfunksionim.”

#3 – Pse nuk mund të lagem mjaftueshëm gjatë seksit?

Ka shumë arsye për thatësinë vaginale që përfshijnë: frikën, stresin, dehidratimin, hormonet, arsyet mjekësore dhe medikamentet që dikush mund të marrë. Mund të ketë të bëjë edhe me mendjen e dikujt që është diku tjetër gjatë seksit, thotë ajo.

Cilado qoftë arsyeja, nëse diçka po ndodh në trurin tuaj, ajo mund të prekë dhe organet seksuale. Trupi, organet gjenitale dhe truri janë shumë të lidhura.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *